Në veri të Kosovës janë zbuluar pamflete me përmbajtje të urrejtjes dhe kërcënimeve, pas aktakuzës për rastin e Banjskës.
Policia e Kosovës, në përputhje me urdhrin e Prokurorisë Speciale, ka nisur një hetim për “nxitje të urrejtjes dhe përçarjes”. Pamfletet, të cilat bëjnë thirrje për kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë dhe përmbajnë kërcënime, janë postuar në rrjetin social Telegram nga kanali serb “Koridor”.
Zëvendësdrejtori i Policisë për veriun e Kosovës, Veton Elshani, ka konfirmuar se deri tani nuk ka të dyshuar apo të arrestuar dhe se policia po punon për ndriçimin e rastit dhe ruajtjen e rendit në terren.