Argita Malltezi ka reaguar në A2 CNN në lidhje me dosjen e privatizimit të ish kompleksit Partizani.
Malltezi deklaroi se në dosjen 500 faqëshe të prokurorisë nuk ka asnjë provë që lidh Sali Berishën dhe bashkëshortin e saj më akte korrupsioni.
“Janë 4 vite hetime dhe prokuroria nuk ka gjetur asnjë fakt, apo shkelje, asnjë dëshmitar që vërteton përgjegjësi penale në lidhje me Sali Berishën apo Jamarbër Malltezin. Kjo aktakuzë që u ngrit pas një viti peshon nga numri i faqeve dhe jo nga argumentet”, tha ajo.
Më pas ajo tha që kjo është një dosje që ngarkon Berishën me mitmarrje, edhe Malltezin për mitmarrje.