-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Itali/ 40 persona shkatërrojnë spitalin pasi iu vdes i afërmi

Kryesoret

Në orët e para të mëngjesit të sotëm një incident i rëndë ka ndodhur në Itali.
Në një spital në Pescara të Italisë, 40 persona burra dhe gra, hynë në departamentin e Onkologjisë duke dhunuar e thyer gjithçka që gjenin përpara pas vdekje së një të afërmi të tyre.

Sipas medias, situata doli jashtë kontrolli, ku u thyen dyer dhe mjetet spitalore u hodhën në tokë, teksa u desh ndërhyrja e policisë për rivendosjen e qetësisë dhe lejimin e transferimit të trupit në morg.

Kaosi shpërtheu kur familjarët morën vesh për vdekjen e të afërmit të tyre, një gjashtëdhjetë vjeçar që vuante nga një patologji e rëndë.

“Dënoj fuqishëm aktin e dhunës së ushtruar nga një grup prej rreth dyzet personash në dëm të punonjësve të kujdesit shëndetësor, pacientëve dhe aseteve të departamentit të Onkologjisë të spitalit Pescara” deklaroi drejtori i përgjithshëm i spitalit të Pescara-s Vero Michitelli.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit