-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kongresmeni amerikan: Serbia po kërkon që Kosova të dorëzojë sovranitetin

Kryesoret

Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar në lidhje me fjalim e presidentit serb Aleksandër Vuçiç të premten, i cili kërkoi rikthimin e gjendjes së mëparshme në veri të Kosovës, mbajtjen e zgjedhjeve të reja, rikthimin e serbëve në polici dhe largimin e forcave speciale të Kosovës.

Përmes një postim në rrjetin social “X”, Torres tha se kërkesa e Serbisë që Kosova të kthehet në “status quo ante”, (gjendjen e mëparshme), nuk do të realizohet asnjëherë dhe se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme.

Ai nënvizon se Vuçiç është në anën e gabuar të historisë dhe se në Kosovë nuk do të ketë cënim të sovranitetit pasi SHBA nuk do ta lejojë.

“Serbia po kërkon që Kosova të dorëzojë sovranitetin e saj dhe të kthehet në “status quo ante”.

Nuk do të ketë një rikthim të tillë. Kosova është një vend i pavarur dhe do të mbetet e tillë në përjetësi, e ndihmuar nga miku i saj më i madh: Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Historia është në anën e pavarësisë së Kosovës. Aleksandër Vuçiç është në anën e gabuar të historisë”, shkruan ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit