Ish-kryeministri Sali Berisha ishte i ashpër sot me Altin Dumanin. SPAK e mori Berishën të pandehur tre ditë më parë për korrupsion për dosjen Partizani. Brenda dosjes janë edhe lëvizjet e parave në fondacionin e Liri Berishës. Kryetari i PD-së, sqaroi lekët që derdhi vajza dhe dhëndri në fondacionin e bashkëshortes.
“Në aktakuzën e tyre, monstrat e fëmijëve tanë nxjerrin se Argita dhe Jamarbër Malltezi paskan korruptuar mua dhe Liri Berishën sepse në mënyrë të përvitshme kanë paguar me bankë në fondacion tarifën e trajtimit të fëmijëve autikë të disa familjeve që nuk e paguanin dot atë që nga viti 2010 gjer në vitin 2022, dhe në total ky çift ka kontribuar me rreth 118 mijë euro.
LIVE-Berisha thërret për herë të parë konferencë shtypi nga arresti në shtëpi
Nuk është zakon kurrë të falënderosh publikisht familjarët, por nuk mund të ndalem pa i falënderuar me shumë mirënjohje Abin dhe Argitën sepse kanë mbajtur, kanë vazhduar traditën më fisnike të shqiptarëve, bujarinë dhe bamirësinë, e cila ka pasur në kohëra vlerësimet më të larta” tha ai.