Ditën e sotme deputeti demokrat Ervin Salianji ka zhvilluar takime si drejtues politik i PD-së në qarkun e Elbasanit.
Salianji me anë të një postimi në rrjetet sociale shprehet se është e dosmosdoshme që të ndërtohet marrëdhënia e besimit së pari me njëri tjetrin, përmes njohjes së vlerave dhe kontributit të gjithësecilit.
Më pas ai thotë që “Asnjë sakrificë nuk harrohet dhe secili do të ketë rolin e tij në projektin e fitores, së bashku dhe pa humbur kohë do angazhohemi për të bindur çdo qytetar për nevojën jetike për ndryshim”.