-sidi education-spot_img
-0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bardhi takim me strukturat në Lushnjë: Qytetarët e ndershëm të Shqipërisë i kanë sytë nga PD

Kryesoret

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ditën e sotme ka bërë takimin me strukturat drejtuese në qytetin e Lushnjës.

Bardhi shprehet se ka ritheksuar që qytetarët e ndershëm të Shqipërisë i kanë sytë nga partia Demokratike dhe opozita.

“Është në dorën tonë të fitojmë besimin e tyre dhe të bëjmë realitet ndryshimin e shumëpritur. Gjeta si gjithmonë nga strukturat drejtuese të Degës gatishmërinë për të bërë më të mirën, të gjithë së bashku, gjatë këtij rrugëtimi transformues për Lushnjën dhe Shqipërinë”, thotë Bardhi.

Më tej ai shton se “12 vjet janë mjaftueshëm për të kuptuar nëse një qeveri punon për veten apo për qytetarët. Tashmë është e provuar se qeveria e Edi Ramës po pasuron veten dhe po varfëron shqiptarët! Mjafton të shohim vetëm sjelljen e Edi Ramës ndaj sektorit të bujqësisë, që është e vetmja mundësi jetese edhe për mijëra familje në Bashkinë Lushnje, për të vërtetuar nevojën ulëritëse për ndryshim. Një Qeveri që ka braktisur qytetarin e zakonshëm, duhet braktisur përgjithmonë!”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit