Drejtuesi i zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri, Emanuel Salinas deklaroi sot shifrat e varfërisë nga studimet që kanë bërë në vendin tonë. Realiteti është shumë i trishtë.
“Gati 14 për qind e popullsisë në Shqipëri jetojnë në varfëri, pra kanë më pak se 5,5 dollarë në ditë për të jetuar. Një pjesë tjetër e konsiderueshme jeton në kufirin e varfërisë.
Shqipëria duhet të luftojë varfërinë, pabarazinë duke krijuar vende të mira pune” tha Salinas në Konferencën Ekonomike të Ballkanit Perëndimor që po zhvillohet në Shqipëri.