Ish-kryeministri Sali Berisha në përgjigje të akuzave të SPAK-ut që e mori të pandehur në dosjen me 500 faqe, tha sot se ndryshimin e destinacionit të pronës tek kompleksi Partizani nga zonë sportive në banimi për ndërtim pallatesh e bëri Edi Rama dhe jo ai.
“Sot jam këtu për të faktuar sesi mercenarët e SPAK-ut pasi nuk kanë gjetur asnjë shkelje ligjore të firmosur nga Berisha në dhjetëra dokumente për pronën e klubit Partizanit, pasi nuk ka gjetur asnjë dëshmitarë dhe për të mbrojtur Ramën kanë bërë atë që nuk mund të imagjinojë një njeri. Këto qenie të shpifura, shpallin Berishën kryetar të bashkisë së Tiranës vetëm për të mbrojtur Ramën për të dëshmuar metamorfozën e tyre, janë shndrruar në qenie të mjera, shndrruar ne leckën ky fshin këmbët Rama.
Lexoni faqet 5 dhe 6 të akt akuzës, lidhur me ndryshimin e destinacionit të pronës, nga sportive në banimi. Ata (prokurorët) shkruajnë se në 22. 05. 2006, pala pronare e përfaqësuar nga Malltezi lidhi kontratë me kompaninë Kontakt ku kompania mori përsipër ndryshimin e destinacionit. Sipas SPAK kjo u realizua 6 muaj më pas me firmën e Sali Berishës. Por cfarë fshehin këto qenie mjerane për vitin 2006 që janë gati të pështyjnë mbi surratin e vet?
Ata fshehin dokumentin zyrtar, që e kanë në dosje, me të cilin del se jo Sali Berisha, por është Edi Rama që ndryshoi destinacionin e zonës, nga sportive në urbane ndërtimi, 5 muaj më herët sesa pretendon SKAP-i i partisë, konkretisht në 8 qershor 2006. Ky është vendimi i KRTSH-së me firmën e Ramës, që SKAP-istët e paraqesin si vendim të Sali Berishës me të cilin me 8 qershor 2006 është ndryshuar destinacioni i sport klubit nga zonë sportive në zonë ndërtimi.
Dy; fshehin dokumentin zyrtar që ky ndryshim ishte vendosur në 12.05.2006 me vendim të këshillit teknik të KRTRSH-së që përbëhej nga 10 drejtorë të Ramës. Vendimi është marrë pa asnjë kërkesë të pronarëve të tokës, të institucioneve që mbanin në inventarin e tyre klubin Partizani. Vendimi është marrë 10 ditë para se pronarët e tokës të lidjin kontratë me kompaninë e ndërtimit. Me këtë vendim Rama përcaktonte se cilat cështje hynin në rendin e ditës. Pra destinacionin Rama e ndryshoi në datën 12. 05. 2006 në këshillin teknik të bashkisë së Tiranës dhe pastaj 10 ditë më vonë në këshillin e rregullimit të territorit.
Pse e Rama e ndryshoi destinacionin pa asnjë kërkesë nga pronarët? Kurrë një kryetar bashkie nuk mund të merrte një vendim të tillë duke shkelur cdo ligj. Pas këtij akti qëndrojnë interesa personale të Ramës dhe rrethit të tij të ngushtë. Tani ftoj ju lidhur me këtë të shtrojmë pyetjen tjetër; a duhej pyetur, dhe për llogari të kujt vendosi Rama ndryshimin e destinacionit pa miratimin e institucioneve që e kishin pronën në inventar?
Cfarë halli i madh i shtyn mjeranët, si Altin Dumani apo Krajën, Millonain të gënjejnë kaq trashë dhe të fshehin dokumente zyrtare që provojnë të kundërtën e atyre që ata shkruajnë. Rama solli 6 muaj pas miratimit në KRTRSH në KRRT. Pas kësaj në 29.12.2007 Rama miratoi lejen për sheshin e ndërtimit. Kemi dokumentin e firmosur nga Rama në 2008 për zonën e madhe, ndryshimin e destinacionit të kësaj zone nga zonë sportive në zonë urbane me shfrytëzim, intensitet të lartë (nxjerr dokumentet). Firmat e 12 drejtorëve të Ramës për miratimin e studimit të studios zvicerane “Urba Plan”, ja edhe harta që ka firmën e Ramës dhe jo të Berishës” tha ai.