Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi në mbledhjen e Komisionit për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë u shpreh se me vendimin politik mbrojtën deputeten strategjike dhe rrëzuan vendimet e Gjykatës Kushtetuese.
“Pse na i sillni vendimet e GJK kur ka një shkallë mbi të, që është Rama dhe grupi parlamentar i mazhorancës? Po talleni me në tani? Mos e sillni fare, është më e ndershme, miratojeni në grup parlamentar, mos e sillni kot në komisione sepse na e harxhoni kohën kot”, u shpreh Vokshi.
Sipas saj ky është një puç parlamentar dhe shteti ka rënë.
“Nëse nuk reagoni ndaj puçit të së enjtes, çdo gjë tjetër, çdo nen që diskutojmë është e kotë”, tha Vokshi.