Në fillim të muajit tetor pritet që kampet në Gjadër për të pritur emigrantët nga Italia do të jenë gati. Kryeministrja Giorgia Meloni tha se vetëm pak javë na ndajnë nga nisja e projektit.
“Folëm për protokollin Itali-Shqipëri për të cilin qeveria britanike i kushton shumë rëndësi, ofruam elementë për të kuptuar më mirë këtë mekanizëm.
Ne jemi dakord që gjëja e parë është të intensifikojmë luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore duke bashkuar më shumë përpjekjet tona.
Ne jemi duke punuar për këtë projekt me seriozitet të jashtëzakonshëm. Do të duhen edhe disa javë që të jetë perfekt. Do të kisha preferuar që të fillonte më herët por ne i kemi sytë e botës të fokusuar tek kjo nismë. Nëse duhen pak më shumë ditë nuk më intereson.
Modeli që qeveria italiane ka imagjinuar të qendrave për të përpunuar kërkesat për azil nën juridiksionin italian dhe europian në një vend të huaj nuk ishte testuar, nëse funksionon dhe besoj se do të funksionojë të gjithë e kuptojnë se ka një çelës edhe për elementin e parandalimit të kriminelëve” tha Meloni.