Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka kritikuar Bashkimin Europian për mënyrën e funksionimit të tij, duke e cilësuar si një sistem të mbingarkuar me burokraci që, sipas saj, po pengon zhvillimin ekonomik dhe konkurrueshmërinë e vendeve anëtare.
“Europa ka shumëfishuar pa ndalur rregullat në çdo fushë të jetës sonë. Ka treguar një qasje dritëshkurtër në momentet kur duhej të kishte një zë më të fortë në arenën ndërkombëtare. Problemi është se shpesh janë vendosur qasje ideologjike dhe teknokratike mbi nevojat reale të ekonomisë dhe zhvillimit. Burokracia duhet të zbatojë drejtimet e politikës dhe jo ta zëvendësojë atë”, u shpreh Giorgia Meloni.









