Nëndetësja Titan, e cila shpërtheu gjatë një zhytjeje në thellësitë e Atlantikut vitin e kaluar, kishte dërguar mesazhin e fundit se “gjithçka është mirë këtu” përpara tragjedisë.
Ekuipazhi, përfshirë miliarderin Hamish Harding dhe CEO-n e OceanGate Expeditions, Stockton Rush, humbi kontakt me anijen mbështetëse rreth dy orë pas nisjes së zhytjes më 18 qershor 2023.
Kërkimi për Titanin, i cili shkaktoi vëmendje globale, përfundoi me gjetjen e rrënojave 300 metra nga Titaniku.
Seanca dëgjimore në Karolinën e Jugut ka nisur për të zbuluar shkaqet e tragjedisë dhe për të hartuar rekomandime për të parandaluar incidente të ngjashme në të ardhmen.