Ditën e sotme në Elbasan u arrestua një 60-vjeçar, i cili organizonte lojëra fati në lokalin e tij në lagjen “Shënkoll”. Ndërsa një 49-vjeçar me iniciale E.O., u procedua në gjendje të lirë pasi u gjet duke vënë baste sportive nëpërmjet celularit.
Gjatë kontrollit në celularin e 60-vjeçarit me iniciale Dh.K., u gjetën biseda dhe aplikacione për vënien e basteve sportive. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 celularë.
Ndërsa materialet i kaluan prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.