Ditën e sotme kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetin e tij social facebook ka lajmëruar se do të nisë Programi Kombëtar i Ekipeve Sportive në shkolla.
Rama thotë që çdo shkollë e re në Shqipëri ofron terrene sportive dhe palestra moderne.
“Këto investime kanë ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e numrit të nxënësve që do të marrin pjesë në Program, ku vetëm këtë vit do të përfshihen rreth 12 mijë nxënës përmes disiplinave të ndryshme sportive”, shkruan kryeministri.