Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Fierit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim Bashkim Plakën, i akuzuar për plagosjen e djalit të tij, Nari Plaka, më 28 maj 2024.
69-vjeçari akuzohet për “Plagosje të rëndë” dhe “Dhunë në familje”, pas një incidenti ku goditi djalin e tij me thikë në bark, duke e detyruar atë të kalojë në një ndërhyrje kirurgjikale në spitalin e Lushnjës.
Përveç plagosjes së djalit, Prokuroria ka zbuluar se Bashkim Plaka ka kryer edhe veprën penale të dhunës në familje ndaj bashkëshortes së tij.
Prokuroria ka njoftuar se do të angazhohet për hetimin e shpejtë dhe ndëshkimin e individëve që kryejnë veprat penale të dhunës në familje, për të parandaluar ngjarje të tjera të ngjashme.