Mëngjesin e sotëm një shpërthim është dëgjuar në qendër të qytetit perëndimor të Gjermanisë, Këln.
Një zëdhënëse e policisë tha se një zonë e gjerë e Hohenzollernringut, një lagje e madhe me kafene, bare dhe restorante është rrethuar dhe se një numër i madh i policëve është në vendngjarje. Ajo nuk dha asnjë informacion për të plagosur të mundshëm apo për shkakun e shpërthimit.
Ndërsa Radio Këlni raportoi se një person është plagosur lehtë. Gjithashtu policia u ka kërkuar qytetarëve që të shmangin zonën përreth vendit të shpërthimit.