-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shqipëria dhe Kosova kryesojnë në numrin e azilkërkuesve në BE, sipas raportit të EUAA

Kryesoret

Raporti i fundit i Agjencisë Europiane për Azilin (EUAA) tregon se Shqipëria dhe Kosova janë liderët e Ballkanit në numrin e azilkërkuesve në Bashkimin Europian për gjysmën e parë të këtij viti. Shqipëria ka regjistruar 3,778 kërkesa për azil, kryesisht në Itali, Greqi dhe Francë, ndërsa Kosova ka paraqitur 3,375 kërkesa.

Këto shifra janë dukshëm më të larta se ato të vendeve të tjera të rajonit, si Maqedonia e Veriut (1,872 kërkesa), Serbia (1,660 kërkesa), Bosnje Hercegovina (750 kërkesa) dhe Mali i Zi (182 kërkesa). Raporti gjithashtu tregon se, ndërkohë që shumë kërkesa janë në pritje shqyrtimi, norma e njohjes së azilit për shqiptarët është shumë e ulët, nën 3%.

Për më tepër, sipas të dhënave të EUROSTAT, Shqipëria ka shënuar numrin më të lartë të lejeve të qëndrimit në BE për vitin 2023 nga Ballkani, me 74,938 leje, krahasuar me 45,568 leje për kosovarët. Shumica e lejeve për shqiptarët janë dhënë për arsye familjare dhe edukimi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit