Gjykata Kushtetuese do të përcaktojë nëse komunikimet në platformën “Sky ECC” do të mund të shërbejnë si prova ose jo në hetimet e SPAK ndaj individëve apo grupeve kriminale që kanë përdorur këtë platformë komunikimi.
Nga të dhënat e ‘Sky ‘ dhe ‘Enchro’ Pëllumb Gjoka dërgon çështjen në Kushtetuese dhe kërkon pavlefshmëri të provave të ardhura nga Belgjika dhe Franca.
Pëllumb Gjoka, i shpallur investitor strategjik i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese pas refuzimit të Gjykatës së Lartë për t’i rrëzuar si prova dhe hequr masën e sigurisë të vendosur nga GJKKO.
Ndërkohë pritet që brenda ditësh Gjykata Kushtetuese të caktojë datës e kur do të mbahet seanca.