Policia mbrëmjen e djeshme ka shpëtuar një vajzë të bllokuar nga zjarri në shtëpi.
Mbrëmjen e djeshme, policia ka marrë njoftim se në një banesë në rrugën “Sali Nivica” kishte rënë zjarr dhe një vajzë rrezikonte jetën, pasi kishte mbetur e bllokuar brenda në banesë.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, bashkë me shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë dhe i kanë dhënë ndihmë shtetases E. D., 19 vjeçe, e cila kishte mbetur e bllokuar brenda banesës që ishte përfshirë nga zjarri.
19-vjeçarja është jashtë rrezikut për jetën. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes dhe veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike” njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.