Një 19-vjeçar me iniciale S.K., banues në fshatin Gërmenj i Madh u arrestua pasi shiste doza kanabisi në qytetin e Divjakës.
Ndërsa u procedua penalisht 18-vjeçari me iniciale A.Z., pasagjer në makinën që drejtonte 19-vjeçari, pasi në telefonin e tij u gjetën faqe për organizimin e lojërave të fatit.
Gjithashtu gjatë kontrollit në makinën dhe banesën e 19-vjeçarit u gjetën lëndë narkotike kanabis gati për shitje.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, automjeti dhe 5 celularë. Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.