Gjenerali Christopher Cavoli ka mbërritur në Tiranë. Ai do të marrë pjesë në Konferencën e 27 të Shefave të Shtabit të Përgjithshëm të SHBA-Kartës së Adriatikut.
Ambasada e ShBA në Tiranë njofton se Cavoli do të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe me Presidentin Bajram Begaj.
Gjenerali Cavoli u mirëprit në ambasadë nga Nancy Van Horn, ku më pas u takua me pjesëtarët e Detashmentit të Gardës së Marinsave të ambasadës për t’i falënderuar për shërbimin e tyre.