Dy shtetas turq janë arrestuar në Greqi pasi hidhnin në det 30 emigrantë të paligjshëm në përpjekje për t’i shpëtuar ndjekjes nga policia.
Ngjarja ndodhi kur varka me emigrantë po lëvizte drejt bregut veriperëndimor të ishullit Samos dhe u ndalua pas një ndjekjeje dhe shtënie paralajmëruese nga Roja Bregdetare.
Nga 30 emigrantë që ishin në bord, 27 u gjetën në breg, ndërsa tre të tjerë u shpëtuan më vonë, përfshirë një viktimë që u gjet e pajetë. Të shpëtuarit, përfshirë 15 burra, 7 gra dhe 8 të mitur, u transportuan në portin e Karlovasos, ndërsa trupi i pajetë u dërgua për autopsi në Spitalin e Përgjithshëm të Samos.
Dy të arrestuarit akuzohen për transport të paligjshëm të personave dhe ndërhyrje të rrezikshme në qarkullim, ndërsa skafi i tyre është konfiskuar.