-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Malltezi: Mashtrimet e SPAK, në asnjë faqe nuk ka dëshmi për mua dhe Berishën

Kryesoret

Jamarbër Malltezi në një deklaratë për mediat shprehet se është i burgosuri politik. Ai komentoi dosjen e SPAK dhe thotë që në asnjë nga faqet e akuzës nuk ka dëshmi dhe nuk del njeri që të thotë që Berisha dhe Malltezi kanë bërë presion për çfarëdolloj gjëje.

Më pas Malltezi u ndal te procesi i kthimit të pronës dhe deklaron se kjo nuk është bërë me shpejtësi siç pretendohet por ka zgjatur 12 vite. Ndërsa për privatizimin ai thotë që ka zgjatur 3 deri në 4 vjet.

“Unë jam 1 në 510 mijë shqiptarë të cilëve i është kthyer toka e vjedhur padrejtësisht nga shteti komunist shqiptar. Më është kthyer më pak se 1%, vetëm 410 metra. Por unë jam i burgosur politik, sepse kështu ka urdhëruar Edi Rama dhe falangat e Sorosit në drejtësi.

Pse gënjeu SPAK-u, pra? Pse tha SPAK-u që janë bërë shpejt, kur procesi i kthimit të pronës ka marrë 12 vjet, ndërsa privatizimi për mbi 4 vjet.

Çfarë halli i shtyu këto prokurorë shërbyes të Edi Ramës të gënjejnë?”, deklaroi Malltezi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit