Përgjatë një jave, policia e Durrësit ka pezulluar 5 leje drejtimi dhe ka vendosur 554 gjoba. Ndërsa 12 persona u arrestuan pasi drejtonin makinën në gjendje të dehur dhe 8 të tjerë u procedura.
Policia vendore njofton se “ndëshkimet janë bërë si pasojë e kontrolleve dhe monitorimit në të gjitha akset rrugore, duke përdorur mjete inteligjente poliskanë, radarë automatikë, dronë të cilësisë së lartë dhe dragera”.
Gjithashtu apelon që të respektohen rregullat e qarkullimit rrugor, në mënyrë që të shmangen incidentet dhe aksidentet.