-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Skandali i universitetit “Wisdom”, reagon ish-zyrtarja Telhaj: Shpifje

Kryesoret

Ish-zyrtarja Shqiponja Telhaj ka reaguar ashpër ndaj akuzave të ngritura në dosjen hetimore të Prokurorisë Italiane, e cila pretendon se ajo mori një çantë ‘Louis Vuitton’ në këmbim të akreditimit të Universitetit Wisdom në Tiranë.

Telhaj e ka quajtur këtë informacion shpifje dhe ka theksuar se nuk ka marrë kurrë asnjë dhuratë nga përfaqësues të universiteteve, shqiptare apo të huaja.

Në reagimin e saj, ajo ka kërkuar që mediat dhe autoritetet zyrtare të kërkojnë falje për akuzat e pabaza.

“Shqiponja (Aquila) Telhaj nuk ka pire kurrë as edhe nje kafe e nuk ka pranuar kurrë asnjë dhurate nga asnjë përfaqësues i universiteteve te huaj apo shqiptare. Pres qe autoritetet zyrtare dhe mediat qe kane përmendur emrin tim pa asnjë fakt ne lidhje me dosjen e universitetit Ëisdom (përfaqësuesit e te cilit nuk ia kam njohur ndonjëherë) te kërkojnë falje për shpifjet”, thuhet në reagimin e saj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit