Ditën e djeshme ministri i Brendshëm Ervin Hoxha në kuadër të procesit të Berlinit u takua me ministren Federale Faeser si dhe me përfaqësues të BE-së dhe shteteve të tjera evropiane.
Ambasada gjermane në Tiranë shkruan se në takim u diskutuan masa për përmirësimin e bashkëpunimit në luftën kundër migracionit të parregullt, krimeve të kontrabandës dhe trafikimit të qenieve njerëzore dhe krimit të organizuar.
Gjithashtu thotë se “do të përmirësohet shkëmbimi i të dhënave dhe rajoni do të lidhet më shpejtë me Sistemin Evropian për Krahasimin e të Dhënave Biometrike të Azilkërkuesve”.