-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nisma e PD-së: Kthejuni lekët profesionistëve të lirë

Kryesoret

Kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi ka depozituar në Kuvend një nismë ligjore, që sipas tyre synon mbrojtjen e profesionistëve të lirë dhe shtresës së mesme.

Nisma ligjore depozitohet në Kuvend, dy muaj pasi Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar Taksën mbi Profesionet e Lira si një taksim antikushtetues dhe të padrejtë, por mijëra taksapagues ankohen se përpara këtij vendimi ato janë detyruar nga qeveria për të paguar këtë taksë.

Përmes kësaj nisme ligjore, deputetët e PD-së synojnë rimbursimin e taksave të paguara padrejtësisht nga profesionistët e lirë.

“Ky është propozimi ligjor që, bashkë me z. Bardhi, po dorëzojmë për rimbursimin e çdo qindarke të paguar nga profesionistët e lirë” deklaroi Tabaku në videon e postuar në rrjetet e saj sociale.

Ajo theksoi se, gjatë kohës kur vendimi ishte në shqyrtim, qeveria vazhdonte t’u kërkonte këto taksa bizneseve të vogla dhe profesionistëve të lirë, duke treguar një qëndrim të padrejtë ndaj shtresës së mesme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit