-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD: 200 ton mbetje kimikatesh ndodhen në shkollën në fshatin Balëz në Elbasan

Kryesoret

Anëtarja e këshillit kombëtar të Partisë Demokratike Fjoralba Dizdari në një deklartë për shtyp ka denoncuar rastin e mbetjeve të rrezikshme pranë një shkolle në fshatin Balëz në Elbasan.

Dizdari deklaroi se “Rreth 200 Ton mbetje kimikatesh, ndër të cilat cianur dhe arsenik, ndodhen krah një muri shkolle në fshatin Balëz në Elbasan”. Ajo u shpreh se fëmijët e Balzës përveç mësimit po marrin edhe një dozë helmimi.

“Kjo ndodh prej vitesh dhe fakti që nuk ka asnjë masë për t’i zhvendosur kimikatet dëshmon pandjeshmërinë e Rilindjes ndaj jetës së fëmijëve dhe banorëve të Balzës, Elbasanit dhe gjithë vendit. Me siguri në Bashkinë e Llatjes dhe qeverinë e Ramës këtë e mendojnë si pjesë të projektit ”Shqipëria 2030”, deklaroi Dizdari.

Më tej ajo tregoi se fshati Balëz ka mbi 1000 banorë dhe shqetësimi i tyre është se këto magazina janë ngjitur me shkollën, çerdhen dhe qendrën shëndetësore. Sipas saj fëmijët por dhe të rritur kanë shfaqur probleme shëndetësore si alergji, probleme me frymëmarrjen, probleme psikologjike, por nuk mungojnë dhe sëmundjet fatale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit