Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti në një takim ambasadorin e SHBA-së në Prishtinë, Jeffrey Hovenier.
Gjatë takimit, u diskutuan zhvillimet e fundit dhe përpjekjet për të forcuar bashkëpunimin bilateral në fusha të ndryshme, si dhe agjenda ndërkombëtare, përfshirë aktivitetet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së që do të mbahet në Nju Jork nga 23 deri më 27 shtator.