Autoritetet ruse kanë arrestuar Denis Putilov, kreun e shërbimit të automjeteve të blinduara ushtarake, nën akuzën për marrje ryshfeti prej 10 milionë rublash (rreth 100 mijë euro) në këmbim të dhënies së kontratave për servisimin e automjeteve.
Komiteti Hetimor Rus njoftoi hapjen e procedimeve penale, duke e lidhur Putilov me divizionin e tankeve që operon në Ukrainë.
Ky arrestim vjen në një kohë kur Ministri i Mbrojtjes, Andrei Belousov, ka intensifikuar hetimet për korrupsion, për të adresuar problemet që solli paraardhësi i tij, Sergei Shoigu.
“Belousov po përpiqet të godasë zyrtarët e korruptuar,” raportoi Instituti amerikan për Studimet e Luftës (ISW), duke sugjeruar se ky është një hap drejt luftës ndaj korrupsionit në ushtrinë ruse.