-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Balla: Ndryshimet në ligjin për informacionin gjeohapësinor rrisin cilësinë

Kryesoret

Ministri Taulant Balla paraqiti në Kuvend projektligjin për ndryshime në ligjin nr. 72/2012, që rregullon infrastrukturën kombëtare të informacionit gjeohapësinor.

Ai theksoi se këto ndryshime do të përmirësojnë cilësinë e informacionit të mbledhur dhe do të rrisin ndërveprimin mes institucioneve publike dhe sektorit privat, duke ndihmuar në procesin e vendimmarrjes.

Balla i bëri thirrje deputetëve të miratojnë këto ndryshime për një qasje më të efektshme në përdorimin e informacionit gjeohapësinor.

“Ndryshimet që keni përpara dhe që presin miratimin tuaj sot mundësojnë një realizim edhe më të plotë të misionit të Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG) për krijimin, por edhe për përdorimin e infrastrukturës kombëtare të informacionit gjeohapsinor në Republikën e Shqipërisë.

Ndryshimet do të sigurojnë që informacioni i mbledhur gjeohapsinor të prodhohet pikësëpari me cilësi, në kohë dhe me standardet e duhura.

Dhe po ashtu do të rritet ndërveprimi mes institucioneve shtetërore, por pa harruar asnjëherë dhe sipërmarrjet private prodhuesve, përdoruesve, për rëndësinë e përdorimit të informacionit gjeohapsinor gjatë procesit të vendimmarrjes në përputhje me te gjitha dispozitat ligjore. Ky ndërveprim mes institucioneve do të përmirësohet, duke siguruar dhe komunikimin online të parashikuar dhe në aktet nënligjore .

Prandaj do t’i ftoja kolegët deputetë që të miratonim këtë ndryshim të rëndësishëm që lidhet me një qasje të re në përdorimin dhe në shfrytëzimin e informacionit të mbledhur gjeohapsinor.”, tha Balla.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit