Ish sulmuesi i Arsenalit Jay Emmanuel-Thomas u arrestua pasi akuzohet për trafikimin e lëndëve narkotike. Atij në aeroportin e Stansted iu gjet në valixhe dhe iu sekuestrua kanabisi me vlerë 600 mijë paund.
Ai u arrestua të mërkurën në mëngjes teksa zbriti në Britani nga Tajlanda. Sipas Agjencisë Kombëtare të Krimeve, u sekuestruan rreth 60 kilogramë drogë në dy valixhe.
Përveç lojtarit u arrestuan edhe dy gra, të moshave 28 dhe 32 vjeç, të cilat gjithashtu u akuzuan për trafikim lëndësh narkotike. Dy gratë u liruan me garanci, ndërsa për Emmanuel-Thomas gjykatësi refuzoi.