Dioqeza e Rashkës dhe e Prizrenit ka njoftuar se Manastiri i Banjskës do të jetë i mbyllur për vizitorët nga 23 deri më 26 shtator për arsye sigurie dhe për të ruajtur paqen.
Kjo mbyllje përkon me një vjetorin e sulmit terrorist në Banjskë, ku u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.
“Dioqeza e Rashkës dhe e Prizrenit njofton opinionin se manastiri i Banjkës do të jetë i mbyllur për vizitorë të hënën, të martën, të mërkurën dhe të enjten (23-26 shtator) për arsye sigurie dhe për të ruajtur paqen, e cila aktualisht është e një rëndësie të madhe për manastirin”, thuhet në njoftim.
Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj 45 personave lidhur me këtë ngjarje, që kishte për qëllim aneksimin e veriut.