Kryeminstri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetin e tij social ka ndarë pamje nga shkolla “Muhamet Hasmuja” në Ktosh të Malësisë së Madhe.
Rama shprehet se kjo shkollë është me ambiente tërësisht të rikonstruktuara, nga klasat e mësimit te ambientet sportive.
“MIRËMËNGJES dhe me shkollën e rilindur “Muhamet Hasmuja” në Ktosh të Malësisë së Madhe, një tjetër investim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, që sapo ka hapur dyert për nxënësit dhe mësuesit, me ambiente tërësisht të rikonstruktuara, nga klasat e mësimit te ambientet sportive, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.