-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Zeni jam, a ke ndonjë noçkë?’- Agjentët që çmontuan rrjetin e drogës

Kryesoret

Gjashtë agjentë të Policisë së Tiranës janë personat e infiltruar brenda një rrjeti të tregtimit të lëndës narkotike në Tiranë, e deri në Radhimë, të cilët janë prezantuar si konsumatorë droge duke arritur të blenë doza të vogla tek shitësit që vepronin në disa zona të kryeqytetit dhe bregdetit jugor.

Agjentët blinin drogës duke u prezantuar me emra të koduar si “Tomi”, “Diku”, “Fire”, “Zeni”, “Visi” dhe “Bobi”, e më pas këto porosi lënde narkotike i dorëzonin në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, sipas gazetarit Elton Qyno. Gjithçka, ka qenë e autorizuar me vendim gjykate. Droga e llojit hashash dhe kokainë, më tej ekspertohej në laboratorin e policisë Shkencore, ku certifikohej se ishte lëndë narkotike.

Në shumë raste agjentët policore kanë përdorur një bisedë standarde të kërkimit për të blerë drogën, duke pohuar se: “…po kështu, për ndonjë noçkë, a keni ju…?, duke nënkuptuar se kërkonin mall për ta thithur me hundë. Gjatë aksionit të zhvilluar në 14 shtator, janë arrestuar Vilson Tresa,Asllan Maqellara, Bajram Quka, Kostandinos Deliu,Albert Gjonpalaj,Erdit Ponari,Armand Hadërlli, Blerim Biba,Ilir Tufa,Hakilian Cicollari, Kevin Kolgegaj,Orges Veliaj,Marios Saliaj,Damjan Hasani,Erblin Buci dhe Ervin Duro.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit