Opozita zhvilloi sot protestën e 26-të përpara bashkisë së Tiranës. Në krah ishin një grup i vogël qytetarësh. PD kërkon largimin e Erion Veliajt duke e akuzuar për dosjen 5D, pa harruar inceneratorin. Sekretari i përgjithshëm i PL-së Tedi Blushi tha se në mungesë të veprimit nga SPAK-u do të reagojnë vetë.
“Ne jemi sot këtu për të ja bërë të qartë që kjo protestë nuk do ndalet, por jo vetëm aq. Këta kriminelë ( Rama e Veliaj) do marrin me çdo çmim ndëshkimin që meritojnë e do i ndjekim kudo që të fshihen për t’i marrë për zverku në cdo vend të Amerikës Latine që do fshihen e do i sjellim për veshësh këtu, për të bërë ju drejtësinë që kreu i SPAK nuk po e bën” tha ai.