-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Stuhi me shtrëngata dhe rrufe’- Fundjava vjen me shi të dendur

Kryesoret

Për ditën e premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme për shkak të aktivitetit të një qendre ciklonare pozicionuar mbi Itali me zgjerim drejt një pjese të madhe të Europës.

Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe intervale të herëpashershme me kthjellime (diell) me këto të fundit më tepër në pjesën e dytë të ditës. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme dhe kryesisht intensitet të ulët.

Megjithatë, në periudha afatshkurtra reshjet lokalisht në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe intensitet deri dhe mesatar. Reshjet me intensitet deri dhe mesatar do të jenë të përqendruara kryesisht përgjatë relieveve malore në lindje të territorit.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim dhe shpejtësi mesatare 1-5 m/s ndërsa në momentin e zhvillimit të vranësirave si dhe përgjatë vijës bregdetare dhe lugina ajo hera-herës fiton shpejtësi 6-10m/s.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit