Ditën e sotme një banesë në fshatin Mesul, në Pukë është përfshirë nga flakët.
Si pasojë e zjarrit në banesë është lënduar kryefamiljari Ardian Keci. Ai menjëherë është dërguar në një spital në Tiranë dhe po merr mjekimin e duhur.
Dyshohet se shkaku i zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike.
Zjarrfikësja dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po vijojnë punën për shuarjen e flakëve.