Ambasadori i SHBA-së në Beograd, Christopher Hill, gjatë vizitës së komandantit të Gardës së Ohajos, theksoi rëndësinë e përmirësimit të bashkëpunimit mes Serbisë dhe SHBA-së.
Ai pranoi se ndonëse dy vendet nuk bien dakord për gjithçka, qëllimi është të punojnë së bashku. Hill theksoi se Serbia ka shumë miq dhe shpreson që SHBA të jetë njëri prej tyre.
Ai gjithashtu përmendi nënshkrimin e marrëveshjes strategjike energjetike si një hap të rëndësishëm për të ardhmen e marrëdhënieve.