-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestohen 12 persona në Iran, për bashkëpunim me Izraelin

Kryesoret

Garda Revolucionare e Iranit tha të dielën se ishin arrestuar 12 persona nën akuzat për bashkëpunim me Izraelin dhe planifikimin e veprave kundër sigurisë së Iranit.

“Ndërsa regjimi zionist (Izraeli) dhe mbështetësit e tij perëndimorë, veçanërisht Shtetet e Bashkuara, nuk kanë patur sukses në qëllimet e tyre të liga kundër popullit të Gazës dhe Libanit, tani ata po kërkojnë të përhapin krizën në Iran me një sërë veprimesh të planifikuara kundër sigurisë së vendit tonë”, thuhet në deklaratë.

Tensionet janë rritur në Lindjen e Mesme që nga shpërthimi i mijëra pajisjeve të komunikimit, ‘pager’ dhe radio dore të përdorura nga Hezbollahu në Liban, sulm për të cilin akuzohet Izraeli.

Hezbollahu dhe Izraeli kanë ndërmarrë sulme ndërkufitare tejet të ashpra, një konflikt që po zhvillohet paralelisht me luftën gati njëvjeçare në Gazë.

Garda Revolucionare tha se anëtarët e rrjetit prej 12 operativësh u arrestuan në gjashtë provinca të ndryshme iraniane, por nuk tha se kur.

Në fund të korrikut, në Teheran u vra me atentat udhëheqësi politik i grupit islamik palestinez Hamas, Ismail Haniyeh. Autoritetet iraniane fajësuan Izraelin i cili nuk ka marrë asnjë përgjegjësi./VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit