Një aksident ka ndodhur në unazën e qytetit të Fierit.
Një automjet ka përplasur për tokë një qytetar të moshuar i cili po tentonte që të kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën.
I plagosuri është dërguar me ambulancë në urgjencën e spitalit rajonal të Fierit por që më pas ka ndërruar jetë pa mbërritur në spital gjatë rrugës.
Trupi i tij është dërguar në morgun e spitalit për të kryer ekspertizën mjeko ligjore e më pas do të tërhiqet nga familjarët.