Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, zhvilloi një takim dypalësh e homologun maltez Ian Borg.
Në takim u diskutua për angazhimet dypalëshe dhe shumëpalëshe ndërmjet Shqipërisë dhe Maltës për sigurinë në rajon.
Hasani përgëzoi ministrin Borg për udhëheqjen e tij dhe të Maltës si Kryesues të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, si dhe për rolin e rëndësishëm të Maltës si anëtare e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Gjithashtu dy ministrat nënvizuan marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve dhe angazhimin e përbashkët për forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar.