-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Socialdemokratët festojnë, SPD para AfD në Brandenburg

Kryesoret

Socialdemokratët në Brandeburg duhen të ndjehen të çliruar dhe të festojnë këtë të dielë. Të dhënat flasin për një fitore të SPD në zgjedhjet e landit në Brandenburg. Sipas prognozës së ARD, e Institutit infratest dimap, Partia Socialdemokrate arrin 31,2% të votave, vetëm pak para AfD-së me 29.9%. Kurse sipas të dhënave të grupit studimor

“Zgjedhjet” për televizionin ZDF, SPD kryeson me 31,8%, e dyta renditet AfD me 29,2%.
Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të SPD-së, Kevin Kühnert,funksionoi “maratona e arritjes së objektivit “. SPD e landit u angazhuar maksimalisht javët e fundit. Por problemet e partisë SPD në federatë nuk janë bërë më të vogla, tha Kühnert.

AfD, e cila kohët e fundit ishte kryesuese në sondazhe u rendit në vendin e dytë. Por trendi i saj është në rritje. Para pesë vjetësh në këtë land AfD mori vetëm 23% të votave.

DU arriti 11.8 për qind, kurse Aleanca Sahra Wagenknecht (BSW) e sapo formuar arrin menjëherë 12 për qind. Të Gjelbrit arrijnë 5% të votave, sipas infratest dimap. Kurse E Majta nuk ka gjasa të kalojë kufirin pesë për qind.

Në Brandenburg nuk hyjnë në parlamentin e landit partitë që arrijnë më pak se niveli 5% i votave, vetëm nëse arrijnë të marrin një mandat të drejtpërdrejtë.

Roli i kryeministrit Woidke

Zgjedhjet e së dielës ishin edhe një votim për të ardhmen e kryeministrit, Dietmar Woidke (SPD) me tre mandate qeverisjeje deri tani. Ai kishte bërë të ditur, se nëse AfD arrin të dalë forca kryesore do të tërhiqej nga qeveria. Kryeministri i Brandenburgut, Woidke është mjaft popullor në land. Sipas barometrit të ZDF-së më 19 shtator, 59% e votuesve e dëshironin atë si kryeministër.

Para votimeve të gjitha partitë e kishin përjashtuar një koalicion me AfD. Zyra e Mbrojtjes Kushtetuese e ka kategorizuar degën e AfD për landin si rast të dyshuar ekstremist, kurse kandidatin e saj kryesor Hans-Christoph Berndt si ekstremist të djathtë. Me 73 për qind, pjesëmarrja në votime ishte dukshëm më e lartë se në vitin 2019. Në atë kohë, 61,3 për qind shkuan në votime./DW

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit