Ditën e sotme një tërmet i fuqishëm është regjistruar në Bosnjë e Hercegovinë.
Dridhjet janë ndier deri në Kroaci.
Sipas qendrës sizmologjike mesdhetare (EMSC) epiqendra e tërmetit ishte 39 kilometra në veriperëndim të Zenicës, me një thellësi prej dhjetë kilometrash dhe 29 kilometra në verilindje të Knezhevit.
Tërmetin e ndjenë më së shumti qytetarët e Teshnjas që kanë thënë se lëkundjet zgjatën rreth 20 sekonda. Dridhjet u ndjenë edhe në Travnik, Zenicë, Zavidoviq, Çelnicë, Banja Llukë dhe Gradaç.
Nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar.