Një 30-vjeçar nga Kosova u arrestua në Morinë nga policia kufitare pasi u kap me 7.25 gramë lëndë narkotike cannabis sativa të fshehur në automjetin e tij.
Kontrolli i detajuar i automjetit tip “Volkswagen” çoi në sekuestrimin e drogës.
30-vjeçari, identifikuar si G. M., përballet me akuzat për veprat penale dhe materialet janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.