Kreu i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi , si dhe drejtues politik i qarkut të Fierit ka zhvilluar sot takimin me strukturat drejtuese në Mallakastër.
Bardhi me anë të postimit në rrjetet socaile shprehet se në takimin në Mallakstër kanë nisur punën për forcimin e partisë, bashkimin e çdo kontributori ndër vite dhe kontaktin derë më derë me çdo qytetar.
Ai thekson se Shqipëria ka humbur 12 vjet me qeverisjen e korruptuar të Edi Ramës.
“Mallakastra dhe qarku Fier nuk e morën kurrë mbrapsh besimin që i kanë dhënë ndër vite partisë në pushtet. Tani është koha që të gjithë sëbashku të bëjmë realitet ndryshimin për mirë të vendit”, shprehet Bardhi.