Dritan Dajti, i dënuar me burg përjetë për vrasjen e katër policëve, ka bërë një tjetër përpjekje për lirimin e tij duke depozituar një kërkesë në Gjykatën e Elbasanit.
Ai pretendon se vendimi i Gjykatës për Krimet e Rënda është i pavlefshëm për shkak të mungesës së nënshkrimeve të katër anëtarëve të trupit gjykues.
Dajti ka argumentuar se urdhri i ekzekutimit të vendimit nuk ekziston, pas një vendimi të Gjykatës së Lartë që e la atë në burg përjetë.