Vazhdon debati për gjuhët në Maqedoninë e Veriut. Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti deklaroi sot se nuk duhet të shohim prapa dhe se nuk duhet t’u bëjmë hyzmet krizave të thella.
“Assesi nuk duhet që të kthehemi pas, duhet gjërat t’i shohim se si të ecim përpara, duhet t’i shohim gjërat se si të instalohet një paqe e qëndrueshme dhe jo të bëjmë përpjekje, apo hyzmet t’i bëjmë krizave të thella që nuk na çojnë dhe nuk na ndihmojnë assesi”, deklaroi Ahmeti.
Së fundmi Gjykata Kushtetuese pezulloi “Balancuesin” – mekanizmin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat në sektorin publik, por e njëjta gjykatë pritet që në tetor të vendosë edhe për Ligjin për përdorimin e gjuhëve.