-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Debate për kompaninë KAJO/ Balliu: Aferë korruptive! Nufi: Jo biznes i lehtë, por jemi krenar!

Kryesoret

Gjatë senacës së sotme parlamentare, në Kuvend ka patur edhe replika mes deputetëve të opozitës dhe ministrave të mazhorancës.

Një debat ka zhvilluar deputeti demokrat Klevis Balliu me ministrin e Mbrotjes, Ermal Nufin, në lidhje me kompaninë KYJO, kjo e fundit e cila pritet të prodhojë armatime ushtarake për Shqipërinë.

Pjesë nga debati:

Balliu: Këtë interpelancë e kam kërkuar sepse ka të bëjë me interesin kombëtar, i cili sot po cënohet vetëm për interesa korruptive dhe afera korruptive, tanimë jo nëpërmjet një kompanie apo një tjetër, por nëpërmjet krijimit të një kompanie shtetërore e cila bashkëpunon me kompani të tjera private për të ndërtuar afera korruptive. Kjo është kompania KAYO.

Kjo interpelancë bëhet për të kërkuar sqarime mbi një çështje që prek drejtpërdrejt sigurinë kombëtare të Shqipërisë, paratë e çdo taksapaguesi shqiptar dhe reputacionin e vendit tonë brenda NATO-s. Çdo qytetar shqiptar ka të drejtë të kuptojë se çfarë po ndodh me paratë dhe sigurinë e tij.

Nufi: KAJO do të krijojë dronë, municione dhe materiale për mbrojtjen. Nuk është një biznes i lehtë. Dhe në botë ka kompani private, që kanë kapitalin dhe angazhohen për të prodhuar materiale për industrinë ushtarake. Kjo është praktikë tërësisht transparente. Kompania shtetërore KAJO dhe kontrollori i saj është më vete. Shqipëria e ka njohur dhe më herët industrinë ushtarake, kemi prodhuar të gjitha pajiset dhe më herët gjatë historisë. Shoqëria KAJO prodhon së pari siguri. Do kemi linja prodhimi, do kemi armë për strukturat e sigurisë në Shqipëri. Ky është një model që aplikohet dhe në Europë e në botë. Shoqëria KAJO krijon siguri. Sot duhet të kemi linja prodhimi, që të kemi armë për strukturat e sigurisë në Shqipëri. Kompania TIMAK ka pasur një rrugëtim në prodhimin e ambulancave, zjarrfikëse, duke prodhuar dhe SHOTËN, me të cilën ne krenohemi.

Sot prodhojmë sisteme komplekse kundër dronëve, që të garantojmë sigurinë e Republikës. MKD është kompania tjetër, që ka linja prodhimi të fjalës së fundit. Sot teknologjia është e BE-së. Sot prodhimi mban vit prodhimi 2024-2025. Sa i përket 35 mijë euroshit, ligji parashikon që kapitali minimal për regjistrimin e një shoqërie është pikërisht 35 mijë euro. Sa i përket 450 mijë eurove, ata janë plan biznesi dhe kanë qenë kushte negocimi. Vendimi i VKM janë kriteret që do nisim negociatat. Nuk mund të më flasësh për PS-në mua këtu, e cila çdoherë ka pasur prioritet ushtrinë. Ju në kohën e juaj keni lënë njerëzit e mi pa punë pse ishin teknikë dhe e degraduat ushtrinë. Pronat në Babrru dhe në Shkozë janë të shtetit dhe është infrastrukturë ushtarake, që lejon prodhimin e municioneve.. PD që më 1991 e ka dëmtuar Forcën e Armatosur.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit